Wednesday, May 29, 2013

iPhone 5S, ekran dyfish më të mirë se modeli paraprak

iPhone 5S, ekran dyfish më të mirë se modeli paraprak

Apple pritet të prezantojnë gjeneratën e gjashtë të telefonit të saj të famshëm, iPhone, përkatësisht modelin iPhone 5S. Dhe kjo pritet të ndodhë në konferencën e zhvilluesve të Apple, ËËDC 2013, e cila mbahet muajin e ardhshëm në San Francisko.

Sipas thashethemeve të cilat kanë qarkulluar në internet për një kohë të gjatë, thuhet se dizajni i iPhone 5S do të jetë i ngjashëm me atë të iPhone 5, mirëpo komponentat e këtij modeli do të jenë më të avancuara, përfshirë procesorin dhe RAM memorien.
Ndërsa një raport i ri i ËeiPhone, thotë se iPhone 5S do të vijë me ekran të ri dhe të përmirësuar, dhe i njëjti do të ketë dyfish më shumë piksel se sa paraardhësi i tij, ose diku rreth 1.5 milionë piksel.
Sipas këtyre burimeve, iPhone 5S (ose iPhone 6) do të ketë kornizë më të ngushtë të ekranit, dhe ky model thuhet se është në përgatitje e sipër, dhe se i njëjti do të fillojë shitjen gjatë muajit shtator të këtij viti

Samsung Galaxy S4 Mini debuton më 20 qershor?

Samsung Galaxy S4 Mini debuton më 20 qershor?

-->

Samsung i ka ftuar mediat angleze në një ngjarje mediale të cilën kompania do ta mbajë më 20 qershor në Londër.
Në këtë ngjarje është thënë se Samsung do të prezantojë produktet e saj të cilat bazohen në platformat mobile të Windows dhe Android.

Burime të Wall Street Journal kanë konfirmuar se në mesin e modeleve të reja të telefonave të mençur do të jetë edhe Galaxy S4 Mini, i cili do të debutojë në këtë ngjarje me disa produkte të reja të kompanisë jug-koreane.
Sipas këtyre burimeve, versioni minimal i Samsung Galaxy S4, Mini do të vijë me ekran të ndjeshëm në prekje me 4.3 inç, në teknologjinë e ekranit qHD, procesorin 1.6GHz dual-core Exynos 5210, kamerën e pasme me 8MP, dhe Android 4.2.2 Jelly Bean me ndërfaqen e Samsung, TouchWiz.
Në raportet më të fundit thuhet se Galaxy S4 Mini do të prezantohet zyrtarisht më 20 qershor 2013

Mbipesha në rini çon drejt vdekjes më të hershme

Mbipesha në rini çon drejt vdekjes më të hershme

Meshkujt të cilët kanë mbipeshë në vitet e hershme të njëzeta janë dy herë më shumë të rrezikuar që të vdesin para moshës 55 vjeçare, në krahasim me moshatarët e tyre që kanë peshë mesatare.
Një studim, i cili ka zgjatur 33 vjet, janë përfshirë 6.500 danezë, të cilët në fillim të saj kishin nga 22 vjet. Në mesin e pjesëmarrësve me mbi peshë ishin 1.5 për qind, përkatësisht 97 prej tyre.
Indeksi i masës trupore të tyre ka qenë 30 ose më i lartë. Shumica e pjesëmarrësve, 83 për qind (5.407), kanë pasur "peshë normale", në fakt kanë pasur indeks të masës trupore mes 18.5 dhe 25.

Deri në moshën 55-vjeçare, gati te gjysma e pjesëmarrësve me mbipeshë, është diagnostikuar diabeti i tipit 2 ose shtypja e lartë e gjakut, ose kishin përjetuar infarkt ose sulm në tru, ose kanë pasur droçka të gjakut në këmbë ose mushkëri, ose tashmë kishin vdekur.
Ekipi danez ka vërtetuar që secila pikë shtesë në indeks e rrit rrezikun nga infarkti për pesë për qind, nga shtypja e lartë e gjakut dhe droçkat për 10 për qind, ndërsa nga diabeti për 20 për qind.

Monday, May 27, 2013

TINGULLI TRENT - PO T'SHOH PERMAS

        TINGULLI TRENT - PO T'SHOH PERMAS

Kanga TINGULLI TRENT - PO T'SHOH PERMAS ka thyer rekordin e shikimeve ne youtube per 1 jave pas lansimit te kesaj kenge. Ne kete kenge shihet edhe Bleona Qerreti e cila vozit nje super makin Ferrari. Geti i Tingullit trent thekson se ky eshte vetem villimi per nje vere te nxeht.
--> -->

Sunday, May 26, 2013

Google fillon me ofrimin e internetit wireless nëpër botë

Google Fiber është projekti i ri nga Google i cili e shndërron kompaninë në ofrues të shërbimit të internetit, dhe deri më sot, gjiganti amerikan i teknologjisë ka sjell internetin më të shpejtë në qytete të caktuara amerikane, për një çmim shumë të ulët

. Përveç planeve për ta zjeruar rrjetin e saj me fibër optik edhe në pjesë të tjera të vendit, Google gjithashtu është duke menduar të fillojë me ofrimin e internetit wireless në tregje të caktuara ndërkombëtare. 

 Qëllimi i Google është që të ofrojë internetin e saj për njerëzit të cilët jetojnë në zona më rurale, sikurse ata në Azinë Juglindore, apo të tjerët në Afrikën Sahariane. Mirëpo kjo nuk është e tëra. Kjo pasi që edhe qytetet e mëdha do të jenë të pajisura me internetin pa tela të Google, fillimisht ata që kanë rrjetin e tyre me fibër. Aktualisht, Google është duke biseduar me rregullatorët e Afrikës Jugore për tejkalimin e kufizimeve, për të pasur mundësinë e investimit në pajisje të nevojshme të cilat do ta ofronin shërbimin për njerëzit.

Shoqëria e Rihannas e brengosur për të

Shoqëria e Rihannas është e brengosur për situatën e saj, pasi ajo është duke shkuar shumë nëpër klube të natës që prej ndarjes nga Chris Brown. Këngëtarja e hitit “Stay”, e ciila momentalisht është në turneun e saj “Diamonds”, besohet se ka shkuar shpesh kohëve të fundit nëpër party të ndryshëm në Los Angeles dhe gjithë kjo për shkak të ndarjes nga Chris Brown dhe nga zhgënjimi që ai është pajtuar me Karrueche Tran. “Miqt i kanë thënë Rihannas që të mos ndihet e zhgënjyer për Chris Broënin dhe bashkimin e tij me Karruechen. 

Ata mendojnë se hakmarrja më e mirë është që ajo të vazhdojë jetën normalisht, por deri tani Rihanna vetëm ka festuar për të larguar dhimbjen”. “Është e kuptueshme që ajo do të dëshironte që t’i ikte ndjenjave të këqija, por ajo ka shkuar shumë larg. Të gjithë dëshirojnë që t’i ndihmojnë. Ajo nuk është mirë, ajo është duke e shkatërruar veten. Miqt e saj janë vërtet të brengosur për të dhe mendojnë se ajo ka nevojë për kohë për t’u rifokusuar”, është shprehur Rihanna.