Sunday, May 26, 2013

Google fillon me ofrimin e internetit wireless nëpër botë



Google Fiber është projekti i ri nga Google i cili e shndërron kompaninë në ofrues të shërbimit të internetit, dhe deri më sot, gjiganti amerikan i teknologjisë ka sjell internetin më të shpejtë në qytete të caktuara amerikane, për një çmim shumë të ulët


. Përveç planeve për ta zjeruar rrjetin e saj me fibër optik edhe në pjesë të tjera të vendit, Google gjithashtu është duke menduar të fillojë me ofrimin e internetit wireless në tregje të caktuara ndërkombëtare. 

 Qëllimi i Google është që të ofrojë internetin e saj për njerëzit të cilët jetojnë në zona më rurale, sikurse ata në Azinë Juglindore, apo të tjerët në Afrikën Sahariane. Mirëpo kjo nuk është e tëra. Kjo pasi që edhe qytetet e mëdha do të jenë të pajisura me internetin pa tela të Google, fillimisht ata që kanë rrjetin e tyre me fibër. Aktualisht, Google është duke biseduar me rregullatorët e Afrikës Jugore për tejkalimin e kufizimeve, për të pasur mundësinë e investimit në pajisje të nevojshme të cilat do ta ofronin shërbimin për njerëzit.

No comments:

Post a Comment