Sunday, May 26, 2013

Shoqëria e Rihannas e brengosur për të



Shoqëria e Rihannas është e brengosur për situatën e saj, pasi ajo është duke shkuar shumë nëpër klube të natës që prej ndarjes nga Chris Brown. Këngëtarja e hitit “Stay”, e ciila momentalisht është në turneun e saj “Diamonds”, besohet se ka shkuar shpesh kohëve të fundit nëpër party të ndryshëm në Los Angeles dhe gjithë kjo për shkak të ndarjes nga Chris Brown dhe nga zhgënjimi që ai është pajtuar me Karrueche Tran. “Miqt i kanë thënë Rihannas që të mos ndihet e zhgënjyer për Chris Broënin dhe bashkimin e tij me Karruechen. 


Ata mendojnë se hakmarrja më e mirë është që ajo të vazhdojë jetën normalisht, por deri tani Rihanna vetëm ka festuar për të larguar dhimbjen”. “Është e kuptueshme që ajo do të dëshironte që t’i ikte ndjenjave të këqija, por ajo ka shkuar shumë larg. Të gjithë dëshirojnë që t’i ndihmojnë. Ajo nuk është mirë, ajo është duke e shkatërruar veten. Miqt e saj janë vërtet të brengosur për të dhe mendojnë se ajo ka nevojë për kohë për t’u rifokusuar”, është shprehur Rihanna.

No comments:

Post a Comment